Vazhdon kriza politike ne Maqedoni
Opozita pritet te bojkotoje serish parlamentin ne Maqedoni, ne ditën e fundit te te ashtuquajturit ultimatum, nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski. Zyrtare te larte te partisë me te madhe opozitare LSDM, janë shprehur te vendosur për bojkot te parlamentit dhe te zgjedhjeve, nëse nuk do te ketë plotësim te kërkesave te tyre për ndryshim te kodit, rregullimin e listave zgjedhore dhe zhbllokimin e llogarive bankare për televizionin ?A1?. Me herët, kreu i Kuvendit deklaroi se nëse do te ketë serish bojkot te seancës parlamentare, mazhoranca është e detyruar te vijoje e vetme reformat ne vend.
Shpërndaje