KB: Mbi 100.000 njerëz kanë braktisur Libinë

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 100 mijë njerëz kanë ikur nga Libia në Egjipt dhe Tunizi gjatë javës së kaluar.
Kordinatori i KB për ndihma emergjente, Valeri Amos tha se më shumë se 61 mijë kanë kaluar kufirin e Egjiptit, 40 mijë kufirin e Tunizisë, dhe një mijë të tjerë kanë kaluar në Nigeri, në kufirin jugor të Libisë.
Sipas tij, kreu i OKB-së, Ban Ki-mun ka thënë se më shumë se një mijë njerëz kanë vdekur.