OSBE, numër rekord monitoruesish për 8 Majin

OSBE do te sjelle ne Shqipëri një numër te madh vëzhguesish qe do te monitorojnë zgjedhjet vendore te 8 majit. Vendimi është bere publik nga sekretari i përgjithshëm i organizatës Marc Perin Brichambaut gjate një vizite zyrtare ne Tirane. Një nga faktorët qe e shtyjnë OSBE te rrisë numrin e ndërkombëtareve qe do te ndjekin nga afër votimin për vendoret duket se është edhe kontestimi i opozitës për zgjedhjet e qershorit 2009 si te vjedhura nga mazhoranca. Megjithatë ne konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Haxhinasto, sekretari i përgjithshëm i OSBE pohoi vetëm faktin se kjo organizate është ne favor te përmirësimit te kushteve te zgjedhjeve. I pyetur për ngjarjen e 21 janarit, përfaqësuesi i OSBE-se shprehu mbështetje për punën e prokurorisë dhe kërkoi qe ajo te qëndrojë larg ndikimeve për procesin e hetimit. Vizita e sekretarit te përgjithshëm te OSBE, vjen vetëm dy muaj larg mbajtjes se zgjedhjeve vendore ne Shqipëri, ne një moment kur vendi vazhdon te jete i përfshirë nga kriza politike dhe opozita vijon rrugën e protestave për manipulim te zgjedhjeve te kaluara parlamentare.
Shpërndaje