E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime per korrupsion ne policine e Kosoves

Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit beri te ditur se jane arrestuar gjashte persona ne kuader te hetimeve per korrupsion dhe keqperdorime ne policine e Kosoves.

Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se keqperdorimet e dyshuara kane te bejne me procedurat e prokurimit ne Policine e Kosoves dhe bizneseve qe e furnizojne policine me arme dhe municione. Per shkak te ketyre keqperdorimeve te pohuara thuhet ne njoftim buxheti i Policise se Kosoves eshte demtuar me shuma qe mund te arrijne ne miliona euro gje qe e ka bere Policine e Kosoves viktimen kryesore te kesaj afere.

Gjate operacionit te sotem te EULEX-it jane arrestuar gjashte persona nga te cilet tre jane punonjes te ndermarrjeve private dy zyrtare nga administrata e policise se Kosoves dhe nje punonjes i Ministrise se Puneve te Brendshme.

Arrestimet pasuan nje operacion bastisjesh ne 12 shtepi private objekte afariste dhe zyra publike.  Si pjese e ketij hetimi policia gjermane e ka bastisur nje objekt afarist dhe nje shtepi private ne Gjermani thuhet ne njoftimin e EULEX-it.

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine u vendos ne Kosove ne dhjetor te vitit 2008 dhe funksioni i tij eshte mbeshtetja dhe vezhgimi i institucioneve te vendit ne fushen e sundimit te ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›