Josip Kuzhe: Shqipërinë nuk e duan as arbitrat
TIRANE- Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe pret një reagim të fortë kundër Francës, pas humbjes së pësuar ndaj Luksemburgut një muaj më parë. Në konferencën e fundit për mediat, përpara nisjes për në Paris, trajneri kroat deklaroi se lojtarët duhet të respektojnë Francën, por jo t’i tremben asaj. “Sigurisht që pres një reagim pas humbjes me Luksemburgun, por e di që nuk është e lehtë, - deklaroi ai. - Kemi shumë mungesa, sidomos në mbrojtje, por shpresojmë shumë që të kemi të gatshëm Bulkun”.
Ndërkohë, Kuzhe nuk u shpreh shumë i impresionuar për mungesat që do të ketë Franca në këtë takim. “Jam i lumtur që nuk luajnë Riberi e Benzema, por nuk jam aspak i relaksuar. Nëse e shihni, trajneri i Francës ndryshon shumë futbollistë kur ka dy ndeshje radhazi. Ata kanë përdorur 25 lojtarë në këto eliminatore dhe nuk mendoj se do t’i kenë problem këto mungesa. Natyrisht, duke qenë se ne do të mbrohemi, mungesa e Riberi mund të ndjehet disi”, tha trajneri kroat. Në lidhje me edicionin e Shqipërisë, ao deklaroi se përpos dy humbjeve të fundit, ka patur edhe gjëra të mira, ndërsa nuk ngurroi të lëshonte akuza edhe për arbitrat.
“Unë nuk numëroj pikët dhe nuk e di se cila ndeshje është më e rëndësishme për të ardhmen time, por në këto eliminatore nuk doja të ishim thjesht pjesëmarrës, - tha Kuzhe. - Shqipëria arriti disa gjëra të mira, si rekordi në renditjen e FIFA-s. Po ashtu, fitoi edhe respektin e njerëzve. Edhe në Kroaci ku jam unë më thoshin “Bravo, Shqipëria po ecën mirë”. Kombëtarja shqiptare nuk respektohet aq shumë për fat të keq, madje edhe nga arbitrat. Ju e keni parë vetë këtë”, shtoi ai.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)