Wikipedia auto-censurohet në Itali në shenjë proteste
Pas shumë protestash dhe iniciativash kundra ligjit të ri mbi përgjimet që përmban normat që rrezikojnë lirin e shprehjes në rrjet, edicioni italian i Wikipedia-s ka zëvendësuar të gjitha faqet në Italisht me këtë komunikatë:
"I dashur lexues
Në këto orë Wikipedia në gjuhën italiane rrezikon të mos vazhdojë të jap shërbimin që gjatë viteve u ka sjellë përdoruesve. Faqja që po kërkon ekziston dhe vetëm është fshehur, por ekziston rreziku që pas pak të detyrohem ta fshimë me të vërtet.
Në 10 vitet e fundit, Wikipedia është bërë pjesë e pandarë e jetës të miliona njerëzve, në kërkim të dijes neutrale, falas dhe mbi të gjitha të lirë. Një enciklopedi gjigante, që mund të konsultohet në cdo moment pa shpenzuar asgjë.
Sot, fatkeqësisht, kolonat mbajtëse të këtij projekti – neutraliteti, liria dhe verifikueshmëria e përmbajtjes së saj – rrezikojnë të komprometohen nga nen 29 i ligjeve mbi përgjimet. Propozimi i reformës legjislative, që parlamenti italian po diskuton këto ditë, parashikon detyrimin për faqet web të publikojnë, brenda 48 orëve nga kërkesa dhe pa asnjë koment, një ndryshim të përmbajtjes që kërkuesi e konsideron të dëmshme për imazhin e tij. Fatkeqësisht, vlersimi i “dëmit” nga përmbajtja nuk lihet në dorë të gjykatësit, por vetëm opinionit të subjektit që pretendon se dëmtohet.
Pra, në bazë të ligjit 29, kushdo që ndihet i ofenduar nga përmbajtja e një blogu, e një gazete në rrjet dhe me shumë mundësi nga Wikipedia, mund të kërkoj fshirjen apo ndryshimin e artikullit pavarësisht vërtetësisë së tij.
Gjatë këtyre viteve përdoruesit e Wikipedia-s (kujtojmë se Wikipedia nuk a një redaksi) kanë qenë gjithmonë të gatshëm të diskutojnë dhe korrigjojnë, kur verifikohet në bazë të burimeve, cdo përmbajtje që konsiderohet e dëmshme për një subjekt.
Asnjë prej nesh nuk do të vërë në diskutim tutelimin e reputacionit dhe nderit të imazhit të kujtdo. Por gjithsesi kujtojmë se cdo qytetar italian është i tutëluar nga neni 595 i kodit penal, që ndëshkon krimin e shpifjes.
Me këtë komunikim po ju paralajmërojmë për rrezikun që sjellë lënia në dorë të të subjekteve të tutelojnë imazhin e tyre, duke shkelur interesat legjitim të një të treti. Në kushte të tilla, përdoruesit nuk do të shkruanin më për personazhe të caktuar, vetëm për mos të pasur probleme.
Dëshirojmë ta mbajmë enciklopedinë të lirë dhe të hapur për këdo. Zëri jonë është edhe zëri jot: Wikipedia është neutrale, pse ta neutralizoni?"
(a.h/BalkanWeb)