Arrestime për kurdisje në Itali

Stefano Mauri i Lazios është arrestuar, kurse mbrojtësi i Italisë, Domenico Criscito dhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte janë marrë në pyetje nga policia si pjesë e hetimeve për skandalin e ri të basteve.
Mauri është një prej 19 të arrestuarve nga autoritetet së bashku me ish mesfushorin e Genoas, Omar Milanetto.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë në dhomën e Criscitos i cili gjendet me Kombëtaren e Italisë në përgatitje për Euro 2012. Bastisjes nuk i ka shpëtuar as Conte i cili dyshohet se ka qenë në dijeni për disa ndeshje të kurdisura nga ish skuadra e tij Siena.