E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panik në Romë, profecia parashikon sot super-tërmetin shkatërrimtar

Një profeci e një shekulli më parë ka parashikuar për sot, 11 maj 2011, një tërmet super të fuqishëm, i cili do ta zhdukë kryeqytetin italian me gjithë ndërtesat historike mijëravjeçare. Ekspertët sizmologjikë i këshillojnë njerëzit që të mos shqetësohen, sepse tërmet të fuqishëm nuk do të ketë, maksimumi do të ketë lëkundje të lehta. Nuk duhet të keni panik, madje dërgojini fëmijët nëpër shkolla, kanë këshilluar zyrtarët. Të gjitha institucionet janë prononcuar se nuk kanë për të lëvizur nga Roma. Por në rrjetet sociale duket qartë paniku që ka zënë qytetarët. Madje dhe në terren. Kinezët e Romës kanë mbyllur dyqanet e tyre, kanë bërë gati valixhet dhe janë larguar dje nga kryeqyteti italian. Në ueb frika rritet vazhdimisht. Dhjetëra grupe në Facebook diskutojnë mbi këtë profeci dhe vërtetësinë e saj, thënë nga astronomi e sizmologu Rafaele Bendandi. Por autoritetet kanë preferuar ta quajnë atë një legjendë urbane. Çdo vit në Itali bien mbi 10 mijë tërmete të regjistruar nga sizmografët, kështu që ekziston mundësia që sot në Romë të ketë ndonjë tërmet, por jo të fuqishëm. Ekspertët romakë shprehen se po torturohen prej ditësh nga pyetjet e banorëve mbi tërmetin e 11 majit. Roma nuk gjendet në qendër të një zone sizmike. Pra, unë nuk siguroj asgjë, por është ekstremisht e pamundur që të mërkurën të ketë tërmet të fuqishëm. Probabiliteti që të ketë tërmet në Romë më 11 maj është i njëjtë me atë që mund të ketë nesër, pasnesër pas një apo 100 vjetësh, tha Mauro Dolçe, nga Instituti i Rrezikut Sizmologjik në Romë, për Repubblica.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›