E Diel, 1 Nëntor 2026

Zubin-Potok, serbët qëllojnë në drejtim të shqiptarëve

Në fshatin Stërmç i Epërm të komunës së Zubin Potokut, shqiptarët dhe serbët janë përleshur me njëri-tjetrin fizikisht, madje janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas Kosovapress, ngjarja ka ndodhur të martën pasdite, kur një grup serbësh kanë prerë në mënyrë ilegale drunjtë në malin Doberçak, pronë e shtetit të Kosovës. Në vendngjarje, përveç inspektorëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ishin të pranishëm edhe forca të KFOR-it dhe EULEX-it. Kosovapress, mbështetur në burime ndërkombëtare, njoftoi se rreth 30 serbë të strukturave paralele kanë shkuar në këtë fshat për të prerë pemët në një plantacion dhe kur rreth 7 roje kanë tentuar që të ndalin veprimin e serbëve, janë dëgjuar të shtëna armësh në drejtim të tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›