E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, Kryeministri heq dorë nga rroga, për shkak të krizës

Duke u nisur që nga qershori, Kryeministri japonez, Naoto Kan, do të punojë falas deri kur ti japë fund krizës nukleare në vend, shkaktuar nga dëmtimi i impiantit nuklear Fukushima pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit. Do të vazhdoj të marr të ardhurat që më takojnë si anëtar i Parlamentit, por jo ato si Kryeministër dhe as bonuse të tjera, ka njoftuar numri një i qeverisë në Tokios. Sipas tij, njëlloj si kompania elektrike Tepco, ekzekutivi japonez ka një përgjegjësi të madhe në këtë krizë. Naoto Kan tha se Japonia tani ka nevojë tia nisë nga zero në politikat energjetike afatgjata, pas krizës së Fukushimës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›