E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet, zbardhen përgjimet e policisë

Përgjimet e 9 personave të akuzuar për korrupsion te Drejtoria e Metrologjisë kanë filluar më 12 shtator 2011 për pesëmbëdhjetë ditë me radhë me autorizim të Gjykatës.

Personi kyç i përgjuar ka qenë Kristaq Thanasi. Pas episodeve të Porto Romanos dhe rastit të Yzberishtit, disa precedentë të tjerë abuzimi janë dokumentuar nga Prokuroria. Në këto precedentë bie në sy fakti se zv.drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë fliste lirshëm me vartësit e tij, duke i thënë njërit të mos kontrollonte x karburant, pasi një koleg i tij e kishte marrë bukën aty. Po kështu, hetimet kanë faktuar se Çelmeta dhe vartësit e tij në shumicën e rasteve i kanë kontrolluar me sy peshoret e karburanteve dhe nuk kanë kryer asnjë lloj veprimi tjetër për kalibrimin e tyre. Hetuesit pohojnë se inspektorët dhe eprorët e tyre duhej që të kryenin verifikimin e tubacioneve të depozitave të karburantit dhe po kështu të çmontonin pistoletat që përdoren për futjen e gazit, naftës apo benzinës në serbatorin e makinës. Procesi i kalibrimit të këtyre pajisjeve mësohet se zgjat zakonisht deri në një ditë, mirëpo të arrestuarit e kryenin në vend, duke parë me sy e duke vendosur stampat e falsifikuara. E njëjta gjë ka ndodhur me karburantet, autobotet, marketet dhe furrat e bukës. Hetimi ka zbardhur aktivitetin e të dyshuarve gjatë 4 muajve të fundit, sa kanë zgjatur edhe veprimet hetimore, por dyshohet se veprimtaria kriminale ka filluar kohë më parë. Të arrestuarit kanë përfituar shuma ryshfeti deri në 3 mijë euro nga bizneset që përfitonin nga shitja e mallrave nën peshën reale të tyre. RASTET Sipas hetimeve, më datë 3 nëntor 2011, shtetasi Agron Damsi, me mjetin e tij të punës, me targë TR 2987 S është takuar me Roland Çelmetën, zv.drejtor i Përgjithshëm i Kalibrimit në fshatin Bubq dhe kanë shkuar në një karburant në hyrje të fshatit. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Policia dhe Prokuroria, ata kontrolluan me sy pompat e karburantit dhe me pas u larguan. Hetimi tregoi se të dyshuarit me pas shkuan dhe ndaluan në një karburant në afërsi të kryqëzimit të fshatit Likmetaj me fshatin Ishëm, ku ata kontrolluan pompat me sy. Hetimi ka treguar se në orën 13:00 ata kanë shkuar te një karburant tjetër pranë fshatit Murqim dhe këtu kontrolluan me sy pompat e karburantit. Më pas dhe në një karburant tjetër ngjitur me të, ku sipas akuzës, kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Po kështu, më 7 nëntor, Roland Çelmeta, zv.drejtor i Kalibrimit, ka pasur një telefonatë nga personi i prezantuar si Arjani i Gosës së Kavajës. Ai i ka thënë zyrtarit që kanë ardhë ata të tutë për kontroll. Ai ia kalon telefonin një inspektori që gjendet atje me emrin Adi. Landi flet me të, duke i thënë që lerë të flasi dhe mbrapa kaloje. Po kështu, një ditë më pas, në datën 8 nëntor, Rolandi Çelmeta ka folur me inspektorin Armand Xhika, duke i thënë që në atë pikë para tre muajsh ka mbaruar punë shtetasi Hetem Basho (Tele). Ai, i Telës, e ka marrë Telja bukën aty, e ka marrë Telja para tre muajve bukën aty, ka thënë zv.drejtori. Rolandi pohon faktin që ka qenë në atë karburant me Telën dhe Telja ka mbaruar punë. Prokuroria e Tiranës ka arrestuar tetë persona dhe ka shpallur në kërkim të dyshuarin e nëntë, ndërkohë që është zbardhur edhe roli që ka pasur gjithsecili në abuzimet me mjetet matëse.

EPISODET SIPAS PËRGJIMEVE

Datë 12 tetor 2011, Kristaq Thanasi i ka telefonuar Roland Çelmetës, me detyrë zv.drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe i ka treguar këtë fakt, duke i thënë që Benit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentet e kolaudimit, pasi ai priste të bënte evadimin e një ngarkese nga një anije në port. Rolandi i jep leje për të vepruar, duke i thënë që thuaji Benit të vijë në Tiranë tia japim letrat në dorë, të mbyllin punën. Rezulton se Kristaqi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Tiranë, ndërsa te peshoret në Porto Romano mbas një pike gazi Elda nuk ka shkuar as Kristaqi, as ndonjë inspektor tjetër.

Datë 20 shtator 2011, në orën 11:34 Kristaqi flet me Mojsiun dhe i thotë se e ka thirrur Shaba, i cili ka një karburant Martini afër Liqenit Artificial. Më pas, Kristaqi është telefonuar nga Shaba dhe Shaba i ka thënë a është takuar me Mojsiun. Më datë 22.10.2011, Kristaqi i ka telefonuar Mojsiut dhe i ka thënë se Shaba e ka telefonuar disa herë dhe Mojsiu i thotë ta marrë vetë drejtorin në telefon. Kristaqi i thotë që të flasë në telefon se pastaj vete dhe i merr vetë pa problem. Mojsiu e adreson te Arta (dyshohet punonjëse) dhe i thotë ik merre aty dhe ti shërbejme shpejt.

Datë 27.09.2011, Kristaqit i telefonon Shaba dhe flasin për një pasaportë kualidimi për karburant Martinin. Kristaqi ka dalë nga zyra me një letër të bardhe në dore dhe një libreze ngjyrë blu në dorë, e cila dyshohet se është pasaporta e karburantit. Shaba pasi është takuar me Kristaqin, ky i fundit i ka dorëzuar letrën me librezën ngjyrë blu.

Më 6 tetor 2011, Mandi flet me Kristaqin. Gjatë kësaj bisede, Armando Shuaipi i thotë Kristaqit që të mos harronte librin (pasaportën e kolaudimit), ndërsa Kristaqi ia kthen se është libër i bukur. Kristaqi e pyet Armandon nëse ia ka sjellë ato, biseda vazhdon dhe Armandi i thotë se i ka sjellë abetare për çunin, leximin dhe po deshi ndonjë stilolaps.

Në date 10.10.2011, në orën 15:14, Mojsiu telefonohet nga Kristaqi, i cili i thotë se i ka telefonuar Mira Ahmetajt dhe i ka thënë që si guxon e bën kolaudime në Fier dhe në Lushnjë. Kristaqi i ka thënë Mirës që çpunë ke ti se ai zbaton vetëm urdhra, ndërsa Mojsiu i thotë që ska problem se e sqaron ai nesër këtë pune.

Datë 18 tetor 2011, inspektorët Hetem Basho, Armand Xhika, Kristaq Thanasi dhe drejtori Mojsi Musabelliu kanë shkuar me shërbim në Elbasan dhe Përrenjas. Rrugës, Mandi Xhika i telefonon Mojsiut dhe i thotë që është bashkë me Hetem Bashën te unaza e Elbasanit, te karburant Martini dhe se ata të Martini-t nuk paguajnë, sbëjnë dhe se këta po serdhe ti si drejtor, nuk duan tia dinë. Pas kësaj, Mojsiun e merr ne telefon Hetemi dhe i thotë përsëri të kalojë nga Martini që ti bëjë një presion, se ndërkohe Hetemi u kishte thënë punonjësve të karburant Martini-t që po vinte dhe drejtori.

Datë 20 tetor 2011, Mojsiu ka komunikuar në telefon me Kristaqin dhe, gjatë bisedës, Kristaqi i thotë se ka folur me shtetasin Fatos Themelko, që nga verifikimet rezulton të jetë Drejtor i Metrologjisë Ligjore dhe ky i fundit i ka kërkuar llogari që përse ke kryer veprime në Çorovodë, duke qene se është jashtë juridiksionit të tij. Kristaqi i ka thënë Fatosit se unë këtë pune nuk e bëj as në Tirane pa urdhër dhe jo në Çorovodë. Në këtë kohë Mojsiu e pyet: E ka bërë drejtori, i the? Kristaqi i përgjigjet se nuk i ka thënë drejtorit fare, por unë marr urdhra nga drejtori.

Në datën 31 tetor 2011, Mandi i telefonon shtetasit Ymer, dhe i thotë se e ka mbyllur punën dhe duhet bërë pagesa. Për këtë ai i thotë këtij personi që të dërgojë njeri aty për të marrë paratë ose tia kalojë në bankë në llogarinë e tij, sepse ajo punë sipas Mandit duhej mbyllur atë ditë, pasi është bërë gati kartoni. Mandi i thotë se duhet bërë pagesa e faturës prej 30.000 (tridhjetë mijë) lekësh se të tjerat i ka Mandi. Ymeri i kërkon me mesazh numrat e llogarisë, ndërkohë që Mandi i thotë që do dërgojë një shok tjetër që quhet Kol Leku. Ymeri pranon që të shkojë Koli.

Datë 16 shtator 2011, Kristaqi ka plotësuar në një lokal një kualidim për taksinë me targe TR 025 B. Kualidimi është bërë ne mënyrë fiktive, pa kryer proceduarat e duhura ligjore. Në datë 22.09.2011, sipas raportit të shërbimit, Kristaqi ka plotësuar një kualidim për taksinë me targë TR 437 C. Kualidimi është bërë në mënyrë fiktive pa kryer proceduarat e duhura ligjore.

BATUTAT

EPISODI 1

Kristaq Thanasi i ka telefonuar shtetasit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›