Kakavijë, sekuestrohen 200 steka cigaresh
Janë sekuestruar 200 steka cigaresh kontrabandë në pjesën greke të doganës në një autobus të linjës Sarandë-Athinë.
Cigaret ishin fshehur në 3 çanta. Drejtuesi i autobusit të linjës Sarandë-Athinë kishte marrë çantat me steka cigaresh nga një mik i tij.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa është në kërkim dërguesi i mallit kontrabandë.