Korrupsioni, denoncimi për abuzime nga vetë METE
TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur ditën e djeshme që tetë të arrestuarit për korrupsion dhe shpërdorim detyre në Drejtorinë e Metrologjisë të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit deri në përfundim të´hetimive të Prokurorisë. Ndërsa sot Gazeta Shqiptare zbardh përgjimet e kërkuara nga Prokuroria e Tiranës, ku detajohen të gjitha rastet e korrupsionit të të ndaluarve.
Ajo që bie në sy në kërkesën e organit të akuzës është fakti se Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë Tiranë ka paraqitur pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal, në të cilin thuhet se persona të paautorizuar nga kjo drejtori kanë abuzuar në emër të kësaj drejtorie duke u prezantuar si inspektor të saj, pa e ditur se këta persona ishin vetë punonjës të saj.
"Në datën 28 tetor 2011 Rolandi i telefonon 06720..... i cili i përket Armand Xhikës me detyrë Inspektor dega Tiranë. Ndër të tjera Rolandi i thotë Mandit që të shkojë të kontrollojë një pikë karburanti në Yzberisht me pronar L.Gj., sepse pas kontrollit pronari do t’i respektonte. Gjithashtu Mandi i thotë që t’u thotë dhe kolegëve të tij
që kur të kalojnë të karburant “E...” në Ndroq që të mos futen fare për kontroll atje pasi është miku i tyre i përbashkët. Pas pak Rolandi e orienton Mandin për te
pika e L.Gj. dhe ndërkohë merr dhe L. e i thotë që të takohen bashkë me Mandin për ta orientuar. Në datë 01.11.2011 Rolandi i telefonon një personi me numrin 06720....., dyshohet Armand Xhika dhe i thotë që të kalojë t’i bëjë presion atij byth… në Ndroq se s’është kujtuar fare. Në datë 08.11.2011 L.Gj. i kërkon përsëri që të shkojë t’i bëjë presion atij të Ndroqit dhe ndërkohë Mandi i thotë që e ke gati atë...”,
Dy ditë më parë, Policia e Tiranës me anë të një konference për shtyp bëri të ditur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Kalibrimi” që çoi në prangosjen e 8 zyrtarëve´të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit.
(Lexoni shkrimin e plotë në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)