E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ka nevojë për para, pritet shkurtimi i buxhetit

Tiranë, 13 qershor, NOA/Rajmonda Lajthia - Përtej euforizmit të zyrtarëve, se ekonomia është në gjendje të shëndoshë, qeveria nga ana tjetër po bën çmos të gjej borxh, për të mbushur arkën e shtetit.

Nisma më e fundit për të marrë hua në tregun e brendshëm në valutë, pas dështimit të eurobondit, vlerësohet si një masë që do të frenojë kreditimin e biznesit vendas. Një ditë pas shqetësimit që ngriti kryetari i Partisë Socialiste, ish ministria e ekonomisë Ermelinda Meksi shprehet se ky është rezultati i keqqeverisjes me financat publike, ndaj është e nevojshme të rishikohet me urgjencë buxheti i shtetit.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse një bono thesari në valutë që tregon nevojën e qeverisë për para dhe sigurisht që do të ketë efekte negative. Të gjithë e dinë që kreditimi i biznesit është motori i rritjes ekonomike, por nëse qeveria do ti drejtohet bankave të nivelit të dytë, për të plotësuar nevojat e saj për likuiditet, atëherë biznesi nuk do të ketë mundësi të marrë kredi.-shprehet Meksi.

Por edhe deputetë të mazhorancës janë dorëzuar përball zhvillime jo pozitive që ka sjellë pesë -mujori i parë i këtij viti, në të ardhurat publike, ku evidentohet një defiçit mbi 8 miliard lekë.

Deputeti Sherefedin Shehu thotë se tani është koha që buxheti të shkurtohet. Sipas tij, planifikimet e bëra në buxhetin e 2010 nuk parashikuan zhvillimet e fundvitit 2009, ndaj në bazë edhe të ligjit qeveria duhet të rishikojë buxhetin, qofte me tendencë rritje të tij por edhe për shkurtim shpenzimesh.

Kohë më parë Ministri i Financave Ridvan Bode doli para mediave për të deklaruar kthesën e madhe që pësoi ekonomia gjatë muajit mars.

Sipas tij, të dhënat gjatë këtij muaji ishin pozitive dhe jepnin shpresë që buxheti të mos ndryshohej.

Por në fakt gjendja aktuale e financave detyron qeverinë që të shkurtoje buxhetin edhe me më shumë se 30 miliard lekë, nga sa ishte parashikuar në fillim të vitit.

r.l/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›