E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i Belerit, Shpëtim Idrizi thirrje drejtësisë: Mos u intimidoni nga shtantazhet, të papranueshme vizitat e zyrtarëve grekë për burgaxhiun

Arrestimi i Belerit, Shpëtim Idrizi thirrje drejtësisë: Mos u

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim Uniteti Shpëtim Idrizi, i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi lidhur me dosjen e Fredi Belerit.

Përmes një postimi në “Facebook” Idrizi thotë se drejtësia duhet të marrë parasysh të gjitha provat të cilat akuzojnë Fredi Belerin dhe mos lejojë asnjë ndërhyrje në punën e saj, referuar kështu edhe deklaratat e njëpasnjëshme të ardhura nga Athina zyrtare lidhur me këtë çështje.

Më tej, kreu i PDIU-së, tha se Beleri është personi i fundit që do duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, për turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë. Sa i përket vizitave të zyrtarëve grekë Idrizi tha se janë të papranueshme.

Postimi i plotë:

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.

Drejtësia të marrë parasysh ligjin dhe provat që e akuzojnë Fredi Belerin.

Ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!

Fredi Beleri, personi i fundit që do duhej të kandidohej si kryetar bashkie në Himarë, për turpin e atyre që e kandiduan dhe ndezën tensionet e harruara në Himarë.

I përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar për dhunimin e simboleve kombëtare, dalja me flamurin e republikës së Vorio - Epirit të vitit 1914 që aneksonte Jugun e Shqiperise dhe Protokollin e Korfuzit, thirrja për helenizimin e Jugut, do të ishin të mjaftueshme për institucionet e sigurisë kombëtare dhe të drejtësisë.

Fredi Bejleri është sot i akuzuar dhe me prova të pakundërshtueshme si blerës votash dhe shkatërrues i zgjedhjeve në Himarë.

Si kurrë ndonjëherë ka presion nga një shtet anëtar i BE-së si Greqia, por edhe nga një pjesë e politikës së vendit, individë të cilët duan të helmojnë marrdhëniet me gjitonin, që të mbyllin sytë organet tona të drejtësisë e të lirojnë këtë individ recidivist në krime të rënda penale.

Janë të paparanueshme vizitat e funksionarëve të lartë të shtetit grek për burgaxhiun përsëritës Fredi Beleri.

Për to kam vetem një pyetje?

Atë ligjin e luftës 83- vjeçar me Shqipërinë kur do e heqi Greqia? Apo është e zënë me vizitat speciale në burgun e Belerit?!

I bëj thirrje institucioneve tona të drejtësisë të mos intimidohen nga asnjë lloj shantazhi e ndërhyrje në punën e saj.

E vetmja gjë që duhet të marrin parasysh është ligji dhe provat që e akuzojnë këtë individ.

Në Shqipëri duhet të marrë fund njëherë e mirë kultura e shantazhit të organeve të drejtësisë nga aktorë të brendshëm a të jashtëm qofshin.

Ligji është i vetmi që duhet respektuar ndaj sot me shumë se kurrë institucionet tona duhet të jenë në respektim të rolit të tyre të rëndësishëm e të vlerësojnë vetëm provat që vërtetojnë akuzën ndaj tij.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›