E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestmi i Fredi Belerit diskutohet edhe në Senatin Amerikan, senatori: Jam i shqetësuar, zgjedhjet e lira janë element i demokracisë

Arrestmi i Fredi Belerit diskutohet edhe në Senatin Amerikan, senatori: Jam

Arrestimi i Fredi Belerit është diskutuar edhe në Senatin Amerikan. Ka qenë kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit Amerikan, Bob Mendez, i cili e cilësoi problematik arrestimin e Belerit nga policia shqiptare.

Më tej Mendez tha se teksa jemi në pritje për zbulimin e provave të reja lidhur me këtë çështje, autoritete greke kanë bërë të qartë se arrestimi i Belerit do të ndikojë negativisht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

“Unë e kuptoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përfshirë gjykatat e pavarura, janë elementë themelorë të një demokracie, por jam i shqetësuar për arrestimin e shtetasit me kombësi greke nga policia shqiptare, Dionisis Beleris, dy ditë para zgjedhjeve. Ndërsa presim të zbulohen prova të reja, qeveria greke e ka bërë të qartë se ngjarja mund të ketë ndikuar negativisht në perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha ai.

Ditën e hënë, 22 maj, Gjykata Posaçme do vendose nëse kryebashkiaku i sapozgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe i arrestuari tjetër Pandeli Kokaveshi, do të lirohen nga burgu apo do të vazhdojnë paraburgimin.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›