E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Detyrim njerëzor dhe shtetëror për integrimin e të riatdhesuarve nga Siria

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot se përpjekja për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur ende në Siri vijon, ndërsa e konsideroi detyrim njerëzor dhe shtetëror integrimin e tyre në shoqëri.

Kryeministri Rama ndau pamje nga mbërritja në Rinas e pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët tre të mitur, që u riatdhesuan nga Siria.

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri”, tha Rama. Kryeministri theksoi se është një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare. Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira. /m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›