Arrestimi i Mlladiç, protesta edhe në Bosnjë

Një protestë është zhvilluar edhe një Bosnje kundër arrestimit të ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç.
Sipas mediave lokale në protestën e organizuar në qytezën Han Pijesakut ishin të pranishëm rreth 1500 manifestues, serbë të Bosnjës, të cilët kishin në duar parulla në favor të ish-gjeneralit dhe foto të Ratko Mlladiçit.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet që ish-gjenerali serb i akuzuar për krime lufte dhe genocid në Bosnje, të ekstradohet në Hagë për tu përballur me këto akuza.
Ndërkohë ditët e fundit në Serbi janë organizuar disa protesta të cilat janë organizuar nga ultranacionalistë serbë, të cilët kanë kërcënuar me revolta dhe akte anarkiste në rast moslirimi të ish-gjeneralit të tyre.