Virusi EHEC vret 11 persona ne Gjermani mbi 1200 te infektuar
Ka shkuar në 11 numri i viktimave të virusit EHEC në Gjermani, ndërkohë që 1200 persona janë të infektuar.
Vala e infektimeve nuk ndalet në Gjermani ndërkohë që sot në Vestfali u shënua viktima e parë, një grua 91- vjeçare.
Autoritetet gjermane kanë bërë thirrje banorëve të Veriut të vendit të kenë kujdes me konsumimin e perimeve, nga të cilat merret edhe virusi.
Deri tani, specialistët ende nuk e kanë zbuluar saktësisht shkakun e sëmundjes, por të gjitha dyshimet kanë rënë mbi perimet dhe veçanërisht mbi kastravecin.
Rastet e para të infektimit janë regjistruar edhe në Francë.
Tre personat e sëmurë kanë qenë më parë në Gjermani, bëjnë të ditur autoritetet franceze.
Në Suedi, janë regjistruar 38 raste të infektuar.
Dyshohet se edhe këta persona janë infektuar në veri të Gjermanisë.