E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni humbet Milanon e Napolin 2 bastionet si ka me nen kontroll

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka pësuar një goditje të rëndë elektorale në zgjedhjet vendore.

Milano dhe Napoli, dy bastionet kryesore të tij duket se nuk do të jenë më nën kontrollin e Berluskonit.

Këto rezultate janë parashikimet e para që vijnë nga qendrat e numërimit të votave ku deri tani janë numëruar pothuajse gjysmat.

Rezultati i pjesshëm flet për 45 % të votave në favor të kryetares aktuale të bashkisë së Milanos Leticia Morati, ndërsa 55 % shkojnë për Xhuliano Pisapia i qendrës së majtë.

Në balotazhin për Napolin, kandidati i majtistëve Luigji de Magistris, sipas shifrave të para, po udhëheq me 65% përkundrejt kandidatit të Berluskonit, Xhani Leterieri i cili thuhet se ka fituar 35% të votave.

Humbja në dy qytetet, mendohet se dobëson edhe më tej kryeministrin Berluskoni, i goditur tashme nga skandalet seksuale.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›