E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol operohet të mërkurën

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të mërkurën do t`i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e majtë, si pasojë e një dëmtimi që ka pësuar gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2010/2011.

Konfirmimi për ndërhyrjen kirurgjike ka ardhur nga klubi, që me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se Puyol do të operohet me 1 qershor.

Mbrojtësi 33-vjeçar kaloi thuajse tre muaj jashtë fushe që nga dëmtimi i 22 janarit në përballjen ndaj Racing Santanderit në Camp Nou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›