Arrestimi i Saif Al Salamit, përshëndetet nga Gjykata
Gjykata Ndërkombëtare Penale, mirëpriti arrestimin e Saif Al Salamit, i biri i ish-presidentit të vrarë të Libisë, Muamar Gaddafi.
Ndërkaq, Gjykata vlerësoi se: autoritetet kanë ndërmarrë një veprim të madh në përgjegjësinë për një proces të drejtë dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Saif Al Salam u arrestua ditën e shtunë në Libi. Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar autoriteteve në Libi, që ti ofrojnë të arrestuarit një trajtim të duhur.