E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytja e anijes turke, gjenden dy marinarë?

 Dy prej pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes turke që u mbyt në Adriatik një muaj më parë mendohet të jenë gjetur në ujërat territoriale të Kroacisë. Lajmin e bën të ditur autoriteti portal i Durrësit, i cili është njoftuar për gjetjen e 2 kufomave nga institucioni homolog kroat.

Dy kufomat e gjetura në ujërat në afërsi të Dubrovnikut dyshohet të jenë pjesëtarë të ekuipazhit prej 10 vetash, i cili u mbyt sëbashku me anijen tregtare Reina 1 në ujërat e Adriatikut, pikërisht një muaj më parë. Fundosja e anijes në vetëm pak minuta erdhi si pasojë e përplasjes me tragetin me pasagjerë që udhëtonte nga Durrësi drejt Barit të Italisë.

Ndërkohë, pritet që trupat e dekompozuar të kufomave ti nënshtrohen identifikimit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›