Berisha niset për vizitë zyrtare në Izrael
Me ftesë të homologut Benjamin Netanyahu, kryeministri Berisha u nis ditën e sotme për një vizitë zyrtare tre-ditore në Izrael.
Sipas faqes zyrtare të Kryeministrisë, kjo vizitë do të kontribuojë në çuarjen përpara të marrëdhënieve bilaterale si dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Berisha do të ketë bisedime me autoritetet më të larta në Jeruzalem, si dhe takime me komunitetin e biznesit izraelit, në Tel Aviv.
Delegacionin e kryeministrit e shoqëron edhe një grup përfaqësuesish të biznesit shqiptar dhe të medias.
Një moment i veçantë i vizitës për kryeministrin Berisha, do të jetë edhe ceremonia e dhënies së titullit Anëtar nderi, nga Shoqata Shqiptaro-Hebraike.