E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj, vizitë zyrtare në Slloveni

Forcimi i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i perspektivës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE, do të jenë pjesë e diskutimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zhbogar dhe homologut kosovar, Enver Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij, ditën e hënë do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxhaj do të takojë diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në këtë vend, si dhe personalitete të jetës politike e kulturore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›