Kalon ligji per te huajt, cfare ndryshon
Kuvendi i Shqiperise miratoi dje me votat e mazhorances dhe opozites, ligjin “Per te huajt”, i cili garanton trajtimin e te huajve qe hyjne apo kerkojne te hyjne, qendrojne apo punojne ne territorin e Republikes se Shqiperise, sipas kritereve dhe normave te legjislacionit te BE-se. Ky ligj ka reflektuar sugjerimet e eksperteve te BE-se, pervojat me pozitive te legjislacionit dhe praktikave administrative te disa shteteve anetare te BE-se, si Slloveni, Finlande, Norvegji, Rumani, por edhe te Kroacise. Nderkohe qe ekspertiza e organizmave nderkombetare, si PAMECA dhe IOM, ndikuan mjaft pozitivisht ne arritjen e perputhshmerise me acquis communautaire.
Ne fushen e punesimit te te huajve, ligji synon aksesin ne tregun e punes per shtetasit e BE-se per t’u punesuar pa aplikuar per leje pune dhe trajtimin e tyre sikurse dhe shtetasit shqiptare, per sa i perket punesimit, kushteve te punesimit, shperblimit, studimit, formimit profesional, organizimit ne organizatat e punetoreve. Po ashtu ligji i ri synon permiresime lidhur me mbrojtjen sociale, per trajtimin e te huajve per te mos lejuar diskriminimin e tyre ne trajtimin e te punesuarve, vecanerisht ne disa kategori punesimi si: punetoret teper te kualifikuar te cilet konsiderohen si kategori e re punesimi per specialitete te munguara qe mund te kryhen nga te huaj qe do te konsiderohen si teper te kualifikuar; punetoret qe ofrojne sherbime kontraktore per disa specialitete te munguara; Futja e kuotave per te huajt qe do te punesohen cdo vit, ne funksion te mbrojtjes se tregut shqiptar te punes, eshte nje tjeter risi e ligjit, i cili po ashtu vendos lehtesimin e procedurave lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe procedurat per pajisjen apo riperteritjen e lejeve te punes. Ketu vecohet pajisja me certifikata regjistrimi te te huajve per disa kategori te vecanta qe konsiderohen se duhet te perjashtohen nga detyrimi per pajisje me leje pune; ndryshimi i formatit te lejeve te punes, duke formatuar vetem nje leje pune, ku ndryshimin do ta beje vetem tipi i lejes se punes per kategori te ndryshme punesimi. Permiresime kryhen edhe ne fushen e vizave pasi ligji harmonizohen llojet e vizave dhe procedurat e leshimit, refuzimit apo anulimit te vizave sipas kodit te ri Shengen mbi vizat dhe procedurat e leshimit te vizave ne kufi, po sipas ketij Kodi.
Ne fushen e lejeve te qendrimit parashikon; ndryshimin e emertimit te llojeve te lejeve te qendrimit, parashikimin e lejeve te qendrimit “karte blu”, per punonjes teper te kualifikuar, permiresimin e dispozitave per pajisjen me leje qendrimi te viktimave te trafikut te qenieve njerezore, por dhe atyre te trafikimit ne pune, per leshimin e lejeve te qendrimit per investitor, per leshimin e lejeve te qendrimit per punonjesit vullnetare, shkembimet rinore, kerkuesit shkencore, te trajnuarit pa pagese, etj. Pertej permiresimeve ne fushat e mesiperme, projektligji sjell edhe mjaft risi, si percaktimin e te drejtat e te miturve ne nje nen te posacem, per vete karakterin e tyre sensitiv, perafrimin e plote te kritereve per hyrjen dhe qendrimin ne Republiken e Shqiperise, me ato te Kodit Shengen, si dhe percakton sakte kriteret per kategori te vecanta, sikunder marinaret, pilotet apo punonjesit e hekurudhave. Ne dokumentet e udhetimit per te huajt eshte njohur per here te pare dhe pasaporta e grupit, kjo sipas standardeve te BE-se.
Risite e ligjit te ri
Per here te pare ligji percakton qarte se kush do te konsiderohet hyrje e paligjshme ne territor dhe se kur i huaji konsiderohet se ka dale nga territori i Shqiperise, duke specifikuar dhe rastet kur i huaji nuk do te lejohet te dale nga territori i Shqiperise. Po ashtu garanton per shtetasit e BE-se apo vende te tjera, qe ne nje moment te caktuar, pa patur nevoje per nderhyrje ne ligj, por bazuar ne reciprocitet te shprehur ne marreveshje, apo ne menyre te njeanshme te shprehur me vendim te Keshillit te Ministrave, te garantohen mundesi qendrimi per shtetasit e ketyre vendeve te barabarta me shtetasit shqiptare, pra pa kushtezimin 90 dite per 180 dite. Po per here te pare percaktohen lejet e qendrimit per punonjesit vullnetare, shkembimet rinore, kerkuesit shkencore, etj.