E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i policëve, AK: Serbia po provokon shqiptarët

Aleanca Kuq e Zi ka raguar sot në lidhje me arrestimin e dy policëve kosovarë në Merdarë duke e konsideruar këtë akt një provokim të Serbisë.
 

Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kërkuan hetim ndërkombëtar për ngjarjen, pasi sipas tyre veprimet e autoriteteve serbe kanë për qëllim nxitjen e konflikteve me shqiptarët.
 

Ata theksuan se shteti shqiptar hesht për provokimin e radhës së Serbisë ndërsa kanë këruar nga Bashkimi Europian t`i japë fund “përkëdheljes ndaj Beogradit” si dhe lirimin e mënjëhershëm të policëve kosovarë.
 

Ndërkohë autoritetet serbe arrestuan të premten dy pjesëtarë të policisë së Kosovës në zonën kufitare me Kosovën, pasi sipas tyre "ishin të armatosur dhe kjo përbën shkelje të marrëveshjes së Kumanovës të nënshkruar në vitin 1999.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›