E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjdhore, LSI:Të përfundojë në kohë, kyç për integrimin

Në kohën kur komisioni për reformën zgjedhore ka gjetur konsensus për çështje të konsideruar si problematike në zgjedhjet e fundit, si ajo e numërimit të votave dhe kur i duhet të diskutojë për pika të nxehta si sistemi zgjedhor, LSI ka bërë sërish apel për një reformë që garanton transparencë të zgjedhjeve dhe barazi të votës.
 

Ndërsa fundi i prillit është afati i fundit për përfundimin e reformës, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka kërkuar që reformat ë përfundojë në kohë në mënyrë që në 2013-ën të plotësohen standardet e zgjedhjeve.
 

“LSI-ja do të vazhdojë të insistojë, të kontribuojë, të kërkojë nga faktori politik ta shohë çështjen e reformës zgjedhore si një kusht me të cilin lidhen fatet europiane të vendit, dhe në mënyrë që zgjedhjet politike të 2013-ës të jenë zgjedhje plotësisht me standarte demokratike dhe europiane. Gjithashtu kemi kërkuar që komisioni parlamentar për reformën zgjedhore të fokusohet tek prioritetet e kësaj reforme që do të garantojë barazinë e votës dhe transperencë të zgjedhjeve”.

Lëvizja Socialiste për Integrim gjithashtu ka kërkuar nga palët politikë në vend të bashkëpunojnë në mënyrë që reforma zgjedhore të realizohet në kohë dhe me seriozitet maksimal nga të dyja palët politikë.

“Qëndrimet e LSI-së duke qënë koherente vazhdojë të jenë të lidhura me kërkesat e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore çka na bën që të jemi në të njëjtën qëndrim me partnerët ndërkombëtarë që kanë theksuar domosdoshmërinë e realizimin e reformës dhe komisioni parlamentar të përmbush detyrimet në mënyrë që reformat ë përfundojë në afatin e duhur. Procesi zgjedhor është dita e ushtrimit të pushtetit nga qytetarët dhe ata nuk mund të jenë jashtë, Për ne barazia e votës është shumë e rëndësishme. Ftojmë partitë politike, PS-PD të gjejnë vullnet për të vlerësuar gjithçka me seriozitet” theksoi Luan Rama.

Luan Rama ka theksuar se reforma zgjedhore është një çështje kyç për integrimin e vendit në BE ndërsa shtoi se  LSI është plotësisht e angazhuar në këtë reformë. “Ne jemi, jo vetëm partnerë të rëndësishëm, por edhe kontributorë të rëndësishëm në gjithçka lidhet me plotësimin e 12 kushteve të BE dhe që janë rruga nëpër të cilën duhet të shkojë politika për të mbërritur te ftesa për anëtare në BE”- tha ai.

Gjithashtu Luan Rama në emër të LSI-së ka dënuar arrestimin e dy policëve kosovarë nga Serbia. “Në emër të LSI-së do të denoncojë aktin provokativ të rrëmbimit të dy policëve kosovarë si një akt të shëmtuar që jo vetëm provokon rëndë klimën e dialogut dhe të bashkëpunim që është i domosdoshëm edhe për Kosovën dhe Serbinë por ana ana tjetër e konsideron këtë akt një cënim të rëndë të integritetit territorial të Kosovës dhe kërkon që jo vetëm të zgjidhet në mënyrë të menjëhershme por që qeveria serbe të kuptojë dhe të demostrojë vullnetin që për të qënë partnere europiane duhet të shkëputet nga mentaliteti i Serbisë së vjetër" theksoi Luan Rama.
 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga palët politikë në vend të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore. Në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm I LSI-së Luan Rama ka theksuar se është e domosdoshme që reforma zgjedhore të realizohet në kohë dhe me seriozitet maksimal nga të dyja palët politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›