E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i policëve kosovarë, KFOR nis hetimet

Një komision ushtarak i KFOR-it ka dalë në vendin ku janë arrestuar dy policët kufitarë të Kosovës nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, për të vërtetuar dhe hetuar rastin.

Pas arrestimit të policëve Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi se këta dy policë kishin shkelur zonën e gjelbër, duke shkelur në këtë mënyrë, sipas tij, edhe marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës të nënshkruar nga Serbia dhe NATO më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe.

Derisa KFOR-i po i analizon rrethanat dhe më pas pritet të dalë edhe me një rezultat në lidhje me arrestimin e dy policëve kosovarë, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të besojnë se policët ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›