Bie një avion në Siberi, 29 viktima
Një avion ATR-72 i kompanisë ruse Utair, me 43 persona në bord, është rrëzuar në Siberi, në zonën e Tyumen.
Sipas autoriteteve vendase, 29 persona kanë vdekur, ndërsa 14 të tjerë kanë mbijetuar me plagë të rënda.
Avioni dymotorësh i kompanisë ruse Utair është rrëzuar rreth orës 7:50 me orën lokale (3:50 në Europë). / G.N.