E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sherr me thika mes një grupi afganësh, 1 plagoset

Një shtetas afgan është plagosur në Durrës nga një bashkëkombas i tij.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit, ku një grup shtetasish afganë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, Abdyl Basher, 22 vjeç, lindur në Kandahar është plagosur me thikë nga Samiola Hysen Tehel, 37 vjeç, lindur në Kabul.

Mësohet se sy shtetasit afganë kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu, mësohet se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici edhe disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje./ Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›