Arrestimi i politikanëve të korruptuar, Yuri Kim: Ky është vetëm fillimi! Institucionet të jenë të pavarura!

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim tha se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. ” E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit”, tha Kim. Ajo theksoi se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi ndërsa theksoi se Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021. “Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re” tha Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ndersa mori pjesë sot në një konferecë, ku në fokus është lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.