Arrestimi i sekretares së MSH-së, Balla: Ka ikur koha kur urdhrat e prokurorisë nuk ekzekutoheshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla duke folur për arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro theksoi se ka ikur koha kur urdhrat e prokurorisë nuk ezkekutoheshin.
“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin. Lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës por nuk zbatoi”, u shpreh Balla në Kuvend.
Duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve të 14 majit të grupit politik se në këto zgjedhje votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë.
“E bëra këtë ndërhyrje para se të hyj në një përgjigje me non gratën që sapo u non gratua edhe nga salla. U shpreh se ka 574 mijë zgjedhës në Shqipëri që paskan votuar dy herë.
I bie sipas tij, që këta 457 mije zgjedhës të gjithë të kenë votuar dy herë, nga 1 mln e 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë.
O ta ka lënë luli këtë problem llogarish në matematikë, gjëja që. Fakti që nuk. Bën mirë që humbjen e Tropojës ta konsiderosh si përfundimin e karrierës edhe të ikësh një herë e përgjithmonë edhe nga kjo sallë, kur stë voton fshati jot ç’të të votojnë më të tjerët. Zgjedhjet e 14 majit ishin zgjedhje të drejta demokratike, fakti është që ditën e dielë, më 14 maji, udhëheqësi i parë që ishte për të njoftuar fitoren ishte Berisha, shpalli fitoren dhe tha Tirana blu, Elbasani, blu, Durrësi blu”, ka përfunduar Balla.
/rtsh.al/