E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 15 persona, kërkoheshin në Itali për vepra kriminale

TIRANË- Policia e Shtetit njoftoi mesditen e sotme arrestimin e 15 shtetasve shqiptarë, të ciëlt kërkoheshin nga drejtësia italiane për një sërë veprash kriminale.

Në një konference per mediat drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, deklaroi se opreracioni u arrit në saj të bashkëpunimit me homologët italianë.

"Arrestimi u bë i mundur me policinë italiane dhe interpol Italia. Bashkëpunimi i hapi rrugën arrestimit të shtetasve shqiptar të kërkuar nga drjetësia italiane.Kjo do ti shërbejë luftës kundër krimit”,- deklaroi Burgaj.

Burgaj sqaroi se operacioni u shtri në një sërë qytetesh, ndërkohë që të arrestuarit kërkohen për trafikim dhe vjedhje.

Sipas kreut të poliisë së Shtetit do verifikohet edhe pasuria e personave të dyshuar dhe do të sekuestrohet.

I pyetur nga gazetarët për vrasjen e gjyqtari Skerdilajd Konomi, të ekzekutuar të premten në qendër të qytetit të Vlorës, tha se hetimet vijojnë në dy pista, ndërkohë që së shpejti priten emra konkretë.

“Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”,- deklaroi Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›