E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Ndërkombëtarët më përgjojnë kur flas me Thaçin

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi duke folur për aksionet në veri të vendit, deklaroi se planifikimi i ndërhyrjes zgjati dy orë dhe për këtë ministri kosovar pati një ankesë tek partnerët ndërkombëtar, raporton Indeksionline.

Këtë deklaratë Rexhepi e bëri para Komisionit Parlamentar për Siguri e Punë të Brendshme. Arsyetimin e planifikimit të shpejtë, Rexhepi e lidhi me dyshimin se dikush po e përgjon.

“Bisedat e mia me kryeministrin Thaçi përgjohen nga ndërkombëtarët, e më pas edhe dekonspirohen. Në të kaluarën ka pasur bashkëpunëtorë nga UNMIK-u që kanë bashkëpunuar me strukturat ilegale. Për këtë arsye është planifikuar shpejt aksioni në veri”,- ka deklaruar ministri i Brendshëm kosovar.

Ministri Rexhepi e konsideron situatën në veri të vendit të qetë, por njëkohësisht edhe të brishtë. Ndërkohë sa i përket planit pas 16 shtatorit, ai tha se është në finalizim e sipër.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›