E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e gjyqtarit, Burgaj: Së shpejti, emra të ekzekutorëve

TIRANE-Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj bëri të ditur sot se po hetohet intensivisht mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe se së shpejti mund të ketë dhe emra konkretë të ekzekutorëve.

Gjatë një konference për shtyp mbi disa arrestime në Itali, i pyetur nga gazetarët për vrasjen e gjyqtari Skerdilajd Konomi, të ekzekutuar të Premten në qendër të qytetit të Vlorës, Burgaj tha, “Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”,- deklaroi Hysni Burgaj, kreu i Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër hetuesit deklarojnë se nuk kanë një pistë konkrete që mund t'i çojë tek autorët e krimit të shëmtuar, edhe pse policia e Vlorës ka shoqëruar deri tani të paktën 30 persona.

Gjyqtari i gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi mbeti i vrarë më 9 shtator në një atentat me makinë në qendër të qytetit të Vlorës. Ndërkohë që policia e Vlorës ka vënë 100 mijë euro shpërblim për çdo informator që do të mund të zbardhë autorët e vrasjes.

(d.b/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vrasja e gjyqtarit, Burgaj: Së shpejti, emra të ekzekutorëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›