Arrestohen 2 grabitësit e argjendarisë, një në kërkim
06/02/2012 U strehuan në hotel luksoz në Tiranë, u gjendet një pjesë e bizhuterive të vjedhura
Gjatë grabitjes të ndaluarit lidhën shitëset dhe u bënë presion me armë
BERAT- Policia e Qarkut të Beratit deklaroi mesditën e djeshme arrestimin e dy personave, të cilët akuzohen për grabitjen me armë të dyqanit të bizhuterive, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Drejtori i Policisë Qarkut, Ajet Ibro, bëri me dije dje arrestimin e shtetasve: M.D, 17 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, E. Gupe, 19 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Këta dy persona u ndaluan në Tiranë ku dyshohet se pas grabitjes ishin strehuar në Hotel “Primo Vero” në Tiranë. Dy personave mësohet se u është bllokuar në cilësinë e provës material dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish prej ari. Ngjarja për të cilën akuzohen këta dy persona ndodhi mesditën e ditës së premte ku autorët e dyshuar hyn forcërisht në dyqanin argjendari me pronar Pal Shkarpën, në lagjen “Mangalem” të qytetit të Beratit. Nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar ata mbajtën peng për më tepër se 15 minuta shitësen e dyqanit, ndërsa vodhën një sasi të konsiderueshme bizhuterish prej ari. Nga veprimet e para procedurale në lagjen “Mangalem” ekspertët e policisë gjetën një armë automatike model 56, maskat, dorashka të përdorura gjatë grabitjes. Sipas drejtorit Ibro, në këtë grabitje është përfshirë dhe një person tjetër, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tij. Ndërsa vlen të përmendet se sipas këtyre veprave penale, nëse të akuzuarit shpallen fajtor nga gjykata e shkallës parë ata dënohen nga 10 deri në 20 vjet burg. Po kështu grabitësve gjatë arrestimit u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale Dorashka, Rroba, çanta , 4 celular. Si arma model 56 tip kallashnikov e gjetur me maskat në vendin ku e kishte lënë në largimin e sipër vetëm 5 minuta pas grabitjes. S. Gorica