Socialistët garantojnë ndryshimin e sistemit të pensioneve
06/02/2012 Programi i ri i PS-së, grupet e punës zbardhin premtimet për qytetarët
Partia Socialiste do të rishikojë skemën e sigurimeve, duke synuar reformimin e sistemit të pensioneve. Ky është premtimi i ardhur nga kampi socialist. Gjatë punës për hartimin e programit të ri të kësaj partie socialistët zbardhin disa nga detajet e tij. Ndalur në sektorin ekonomik, drejtuesit e grupeve të punës të ngritur pikërisht për hartimin e programit informojnë publikun mbi atë çfarë synojnë të ndryshojnë socialistët me ardhjen e tyre në pushtet. Në këtë mënyrë, sistemi i pensioneve dhe problematikat për fëmijët janë dy drejtimet e reformave të PS-së.
Pensionet
Kryetari i grupit të punës për programin e PS-së për çështjet sociale Kosta Barjaba vlerësoi dje se skema aktuale e pensioneve është e dështuar dhe për këtë arsye PS-ja do të synojë reformimin e tij. “Problemet kryesore të sistemit të pensioneve aktualisht janë masa e ulët e përfitimit, raporti shumë problematik, raporti që është gati falimentues për sistemin aktual të pensioneve midis kontribuesve dhe përfituesve, që është në raportin 1 me 1. Pra, sot një kontribues mban një pensionist, në një kohë që raporti më minimal, më i pranueshëm edhe nga Banka Botërore duhet të jetë 2 me 1”, - vuri në dukje ai. Por përpos kritikave socialistët japin dhe propozimet e tyre.
“Në programin socialist kemi parashikuar rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit. Që ky sistem të bëhet i qëndrueshëm, kërkohet rritje e të ardhurave dhe ndryshim i raportit të atyre që kontribuojnë për sistemin me ata që përfitojnë nga sistemi. Në programin e PS-së ky raport do të shkojë 2.5 me 1”, - sqaroi Barjaba. Kështu, Partia Socialiste premton se do të reformojë sistemin e pensioneve duke u nisur nga vizioni i saj për të ndërtuar një sistem që do të jetë një mekanizëm për të nxjerrë pensionistët nga varfëria jo me fjalë, por me politika realiste dhe funksionale, të cilat do të rritin të ardhurat reale të pensionistëve. Por nga ana tjetër PS-ja në programin e saj ka nisur punën për hartimin e strategjisë për ti nxjerrë njerëzit nga varfëria jo duke u dhënë lëmoshë, por duke u krijuar vende pune. “Nëse secili ka një punë, atëherë lufta kundër varfërisë bëhet shumë më e lehtë”, - deklaroi Barjaba.
Fëmijët
Programi i ri i PS-së trajton dhe problematikat e fëmijëve. Në këtë pikë Barjaba vlerësoi se “programi parashikon ndërhyrjen në dy drejtime: rikthimin e fëmijëve shqiptarë në shkollë dhe subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga fëmijët familjet e të cilëve nuk janë në gjendje ti paguajnë këto tekste”.
Premtimi
Socialistët premtojnë vendosjen e një raporti 2.5 me 1 të sistemit të pensioneve. Kështu, PS-ja në programin e saj synon të arrijë një qëndrueshmëri të sistemit. “Që ky sistem të bëhet i qëndrueshëm, kërkohet rritje e të ardhurave dhe ndryshim i raportit të atyre që kontribuojnë për sistemin me ata që përfitojnë nga sistemi. Në programin e PS-së ky raport do të shkojë 2.5 me 1”, - premtojnë socialistët.
Vizita
Kryetari i PS-së, Edi Rama, pak ditë më parë zhvilloi një vizitë dyditore në Vjenë, ku mori mbështetjen e socialistëve austriakë për të qenë pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e programi të ri të Partisë Socialiste. “Me SPO-në do të ngremë grup të përbashkët ekspertësh për programin e reformave në disa fusha”, - qe shprehur Rama. Në këto takime kreu socialist u mbështet dhe për propozimin e tij për taksimin progresiv.
Një vit nga vdekja e Aleks Nikës
Rama vizitë ngushëllimi në familje
Lidershipi socialist ka vijuar traditën për përkujtimin e një viti nga ngjarjet e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues në tubimin e organizuar nga Partia Socialiste. Kështu, gjatë ditës së djeshme kryetari i PS-së, Edi Rama, përkujtoi viktimën e katërt të 21 janarit, Aleks Nikën, në një-vjetorin e vdekjes së tij. Aleks Nika nga Lezha, baba i dy fëmijëve, u plagos rëndë gjatë demonstratës së 21 janarit dhe gjeti vdekjen disa javë më vonë. Në këtë njëvjetor të ndarjes së tij nga jeta Rama i është drejtuar shtëpisë ku jetonte Aleksi, por nuk harron të japë mesazhet në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”. Sipas tij, ecuria e hetimit për ngjarjet e 21 janarit do të ishte lehtësim për shpirtrat e viktimave. “Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit, Aleks Nika, pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit është lehtësim për shpirtrat e tyre”, - shkrun Rama në profilin e tij. Madje, në mesazhet e tij të shkurtra kreu socialist informon se dhe gjatë bisedës me familjarët e Nikës, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur, këta të fundit presin drejtësi. “Vizitë në shtëpinë e Aleksit në respekt të traditës dhe të familjes Nika, ku sot priten të afërm e miq dhe prej një viti pritet drejtësi. Drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve është themelor për BE-në”, - thuhet në këto mesazhe. Lidershipi socialist më 21 janar pati organizuar homazhe në bulevardin ku mbetën të vrarë katër protestuesit, ku me lule dhe qirinj në duar pjesëmarrësit përkujtuan këta protestues. Ndërkohë, të ndarë sipas zonave përkatëse, deputetët socialistë zhvilluan vizita pranë familjeve të protestuesve të vrarë. Madje dhe vetë kreu i PS-së u bë pjesë e këtyre vizitave, duke respektuar traditën familjare në përkujtimin nga familja të të dashurve të tyre.
Rama: Berisha flet për suksese imagjinare
Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha nga Gjermania lidhur me zhvillimet ekonomike në vend solli reagimin e menjëhershëm të kryetarit të PS-së Edi Rama. Ky i fundit, duke ndjekur traditën e tij të reagimeve nga profili i tij në rrjetin social “Twtter”, ironizoi përkufizimet e kreut të qeverisë shqiptare mbi sukseset e modelit ekonomik në vend. Sipas tij, Berisha flet për një model suksesi imagjinar, duke e bërë vendin tonë qesharak përpara botës. “Kryeministri vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë. Turp i pamerituar për Shqipërinë! Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar, që e bën Shqipërinë të duket si ska më keq nëpër botë”, - shkruan Rama në “Twitter” lidhur me qëndrimet e Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së tij në Mynih.