E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 2 persona i treti eshte ne kerkim grabiten nje taksist i moren automjetin dhe parate

Tirane 3 janar NOA- Policia e Tiranes ka arrestuar ne flagrance nen akuzen e vjedhjes me dhune dhe me arme 2 shtetas ndersa i treti eshte ende ne kerkim.

Hysen Daci 19 vjec banues ne Kamez Gjon Gjoka 18 vjec banues ne Kamez si dhe 20 vjecari tashme i identifikuar Vladimir Kurti me banim ne Kamez eshte shpallur nen kerkim dhe po punohet per kapjen e tij.

Keta shtetas dyshohet se ne bashkepunim me njeri tjerin me date me 31 dhjetor rreth ores 19.00 ne rrugen Gjin Due Shpata ne afersi te Piaces i kane vjedhur me dhune automjetin taksi me targe TR 411 C nje shtetasi dhe sasine e parave prej 10 mije leke.

Fale punes se policise u arrit kapja e autoreve te dyshuar te kesaj vjedhje me dhune si dhe te sekuetrohet ne cilesine e proves materiale mjeti me targe TR 411 C.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›