E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat 30-vjeçarit në Durrës

Një atentat me arme zjarri ka tronditur qytetaret e lagjes 4 ne Durrës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e 3 janarit ne rrugën "Skenderbej". Shënjestër e atentatit ishte 30-vjeçari Elvis Ceka, banor i Shkozetit. I riu po udhëtonte me makinën e tij tip "volsvagen" kur është qëlluar me arme zjarri nga persona ende te paidentifikuar. 30-vjeçari ka mbetur i plagosur rende pas goditjeve te marra ne shpatull dhe shtyllën kurrizore. Ai është transportuar ne gjendje kritike ne spitalin ushtarak ne Tirane. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve te ngjarjes, ndërsa nuk ka ende te dhëna për te riun qe ishte shënjestra e atentatit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›