E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi godet kryeqytetin ne ditet e para te vitit arrestohen 7 persona nje tjeter ende ne kerkim

Tirane 3 janar NOA- Policia e Tiranes ndonese ne ditet e para te vitit eshte perballur me nje varg krimesh dhe arrestimesh.

Endri Musollari 23 vjec banues ne Tirane Lirim Hoxha 20 vjec banues po ne Tirane jane arrestuar ne flagrance pasi dyshohet se prane lokal Relax ne rrugen Ali Demi kane fyer kundershtuar dhe goditur ne krye te detyres punonjesit e patrulles se pergjithshme si dhe kane prishur qetesine publike dhe shkaterruar pronen e lokalit ne bashkepunim.

Nje tjeter arrestim ka ardhur kete here ndaj Arnold Picit 19 vjec banues ne Shijak Durres.

Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth ores 01.40 ne rrugen Brigada e VIII-te i cili eshte kapur nga patrulla e pergjithshme me nje pistolete tip TT si dhe 13 fishek te cilat i posedonte pa leje dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.

Po dje u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit S.D 16 vjec banues ne Bathore.

Ky shtetas eshte kapur mbreme rreth ores 19.30 ne Paskuqan 2 duke tentuar te vjedh brenda ne banesen e nje shtetasi ndersa ne cilesine e proves materiale u bllokuan nje pale pinca nje celes anglez dhe nje pale doreza plastike.

Ne daten 1 janar sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te Komisariatit te Policise Kavaje arrestuan ne flagrance shtetasin Aleksander Masati 20 vjec banues ne Selite Tirane.

Kapja dhe me pas arrestimi i tij u krye sepse dje ne Lakaj Kavaje prane nje pike karburanti ne momentin qe ka blere karburant i ndaluari i ka dhene nje monedhe te falsifikuar 5 mije lekeshe shitesit te karburantit ku pas furnizimit eshte larguar drejt Tiranes dhe eshte kapur nga sherbimet e Komisariatit te Policise Kavaje.

Nderkohe qe po dje dy persona te tjere jane ndaluar dhe nje tjeter eshte shpallur ne kerkim pasi kane sulmuar nje taksist duke i marre makinen dhe leket qe kishte me vete.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›