E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hedhja në erë e shtyllës

27 vjeçari J. Shota, nga Fushe Kruja, i arrestuar ne orët e para te vitit 2011 po mbahet ne qeli për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Burime te rezervuara nga policia e Durrësit thonë për Vizion Plus se i riu aktualisht është vetëm i dyshuar për vendosjen e eksplozivit ne shtyllën e tensionit te larte, por nuk ka ende një akuze konkrete për ketë ngjarje te rende. Këto burime shtojnë se strukturat e hetimit po përpiqen te rindërtojnë skenën e krimit, duke e plotësuar me elemente te domosdoshëm për te vene personat përgjegjës përballë ligjit. Ne momentet e para pas hedhjes ne ere te shtyllës qe la pa energji një pjese te mire te vendit, J. Shota ishte vetëm njeri nga 14 te shoqëruarit, si persona qe mund te kishin dijeni për ngjarjen. Por pas kontrollit qe i bene ne banese, 27-vjeçarit iu gjet një arme automatike dhe mbi 100 cope fishekë. Kjo për policinë është një detaj qe lehtëson hetimin, pasi i dyshuari do ta ketë te vështirë te manipuloje apo fshehe provat nëse është i implikuar edhe ne vënien e eksplozivit. Ne prokurorinë e Krujës është depozituar një dosje me akuzën e armëmbajtjes dhe do te jete prokurori i çështjes qe do te vendose nëse provat e ofruara nga policia janë te mjaftueshme për ta akuzuar 27-vjeçarin, edhe për shkatërrim te pronës me eksploziv apo për akt terrorist.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›