E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 2 trafikantë klandestinësh

Gjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dje në flagrancë dy shtetas të cilët shoqëronin klandestinët për në Greqi me qëllim përfitimi.

Fatmir Sami Fejzaj, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Nishen të rrethit Mallakstër është kapur  në flagrancë në afërsi të fshatit Glinë duke shoqëruar 4 shtetas nga Fieri, të cilët po i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit 600  Euro për person.

Po ashtu edhe shtetasi Gazment Xhemal Subashi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Berat ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin  shtetëror me Greqinë 3 shtetas nga Berati, të cilëve u ka marrë nga 600 Euro për person.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›