E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregime Njujorkeze

Katër zonjat e qytetit kthehen edhe njëherë për të treguar historitë e tyre, burrat, zhgënjimet dhe miqësinë. Por këtë herë në ekranin e madh të kinemasë. Përshtatur nga seriali televiziv që mori shtatë çmime Emmy Award dhe tetë Golden Globe për aventurat e Kerri Bredshout dhe mikeshave të saj, në Kinema Millenium 2, nis sot shfaqja e filmit “Seksi dhe qyteti”. Katër vjet pas episodit të fundit të sezonit vajzat e “Sex and the City” të udhëhequra nga Sarah Jessica Parker zbarkojnë në kinema, me bagazhe të rënduara nga vitet, veshjet e shtrenjta dhe historitë që nuk mund të lihen pa u treguar. Mësohet se premiera e filmit, u dha mbrëmë për një publik të zgjedhur femëror dhe sot mund të ndiqen nga të gjithë. “Sex and the city” vjen me regji të Michael Patrick King dhe nën interpretimin e aktorët; Sarah Jessica Parker, Kim Catrall, Kristin Davis, Cynthia Nixon, Cris North.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›