E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorna nis udhëtimin në Itali

Nis të shfaqet në kinematë italiane filmi i vëllezërve Jean-Pierre e Luc Dardenne, "Le silence de Lorna", (“Heshtja e Lornës”) fitues i çmimit për skenarin më të mirë në Festivalin e Kanës. Mësohet se vëllezërit belgë prezantuan dje në Romë filmin e tyre, që ka për protagoniste një vajzë të re shqiptare, Lornën, e cila interpretohet nga aktorja kosovare Arta Dobroshi. Dardenët i qëndrojnë besnikë tematikave të tyre të preferuara, emigracionit, shpresës për një jetë më të mirë dhe përpjekjet e dëshpëruara për të arritur ëndrrën. Që në shfaqjen e tij në Kanë, gazetat italiane i kushtuan një vëmendje të veçantë në faqet e tyre, filmit, që shënoi edhe rikthimin e Dardenëve në ekranin e madh. E konsideruan si “histori emigracioni, dhune dhe varfërie”, “i thatë, i pamëshirshëm”, por edhe më “i vërtetë se e vërteta”. Komente pozitive pati për aktoren kosovare, e cila u quajt një “zbulim” i belgëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›