E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 34 aktivistë të "Vetëvendosjes"

Lëvizja “Vetëvendosje” ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar 34 aktivistë të saj, gjatë aksionit në Aeroportin e Prishtinës. Në mes të të arrestuarve, janë edhe dy deputetë të kësaj lëvizjeje në Kuvendin e Kosovës.

Mediat kosovare, informojnë në lidhje me reagimin e “Vetëvendosjes”, sipas së cilës policia e Kosovës ka shkelur rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta.
 

Kryenegociatorja Edita Tahiri është gjuajtur me domate sot pasdite, nga aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, teksa po dilte nga Aeroporti i Prishtinës ku mbajti një konferencë për media pas kthimit nga Brukseli.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›