E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama thirrje Kongresit te miratoje zgjatjen e projektligjit te Transportit

Presidenti Barak Obama po i ben thirrje Kongresit te miratoje zgjatjen e nje projektligji te Transportit per te ndalur gati nje milione punonjes te humbasin vendet e punes.

Gjate fjalimit te tij te perjavshem presidenti tha se ne se Kongresi nuk vepron deri ne fund te shtatorit financimet per projektet e rrugeve dhe urave do te mbyllen duke u kushtuar punetoreve vendet e punes.

Kongresi ka miratuar projektligje te ngjashme te transportit shtate here te tjera por presidenti thote se loja politike ka ngadalesuar nje pergjigje per projektligjin e tanishem.

Presidenti Obama tha se te gjithe duhet te lene menjane mosmarreveshjet dhe te bejne ate qe duhet per ekonomine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›