SHBA Rrjetet televizive hispanike shtojne prodhimin e telenovelave

Rrjetet televizive ne gjuhen spanjolle ne Shtetet e Bashkuara po shtojne prodhimin e programeve ne gjuhen e tyre. Tradicionalisht shumica e programeve ne gjuhen spanjolle blihej ne Ameriken Qendrore dhe Jugore. Por tani telenovelat programet e ndryshme televizive apo filmat dramatike seriale ne kete gjuhe po prodhohen me shumice ne Shtetet e Bashkuara.
Mi Corazon Insiste esht nje telenovele e xhiruar se fundmi ne Miami. Ky film serial qe ka ne qender dashurine trasmetohet ne rrjetin amerikan Telemundo.
Sinthia Olavarria ka interpretuar ne 4 telenovela dhe luan edhe ne kete serial. Ajo thote se per shikuesin keto filma jane nje forme ikjeje nga realiteti
Mendoj se kjo eshte magjia e telenovelave. Ne kemi shume probleme ne jetet tona personale ose ne pune apo diku tjeter dhe nderkohe te shohesh telenovelat eshte nje gje qe te shkeput nga kjo e perditshme.
Mi Corazon eshte nje prej shume telenovelave qe prodhohen ne Shtetet e Bashkuara ne spanjisht. Disa prej tyre renditen mes 10 programeve me te ndjekura televizive.
Analisti i medias Adam Jacobs thote se sipas regjistrimit te popullsise hispaniket perbejne 16 te popullates se Shteteve te Bashkuara dhe kjo perqindje shton shikueshmerine ne spanjisht.
Ketu ne Shtetet e bashkuara ka shume lindje mes popullates hispanike. Por ne shohim se edhe nese ata flasin me shume anglisht dhe flasin pak spanjisht perseri ata e mbajne televizorin ne stacionet ne gjuhen spanjolle.
Telemundo i importon shumicen e telenovelave te saj. Tani kjo kompani prodhon dhe fiton e vetme.
Dy telenovela po prodhohen aktualisht ne studiot e Majemit. do telenovele ka rreth 120 pjese dhe duhen rreth 6 muaj per tu prodhuar.
Leonard Galavis eshte regjisori i telenoveles Mi Corazon Insiste. Ai thote se ndonese disa here telenovelat prodhohen edhe me titra ne gjuhen angleze njerezit qe flasin vetem anglisht nuk i ndjekin shume ato.
Amerikanet kane nje kulture te ndryshme ata kane nje tjeter qasje ndaj televizionit. Programet e tyre me te ndjekura jane filmat televizive dramatike seriale. Ndersa ne pelqejme telenovelat.
Pavaresisht kesaj telenovelat jane shpesh programet me popullore ne Amerikea me shikueshmeri te te rinjeve ne rritje ne varesi te demografise.
Kantar Media nje kompani kerkimore thote se televizionet hispanike kane patur nje treg reklamash prej 5.3 miliard dollaresh gjate vitit 2010- rreth 11 me shume se viti 2009 .
Me aftesine per te prodhuar programe televizive per nje kohe te shkurter rrjetet ne gjuhen spanjolle vazhdojne te ndjekin formulat e tyre televizive qe vazhdojne te terheqin shikueshmeri te larte.