Kosovë, “Vetëvendosje”, domate Tahirit

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”, në Kosovës kanë qëlluar me domate ndaj makinës së kryenegociatores Edita Tahiri, teksa ajo po dilte nga Aeroporti i Prishtinës ku mbajti një konferencë për media pas kthimit nga Brukseli.
Sapo ka dalë nga konferenca për shtyp, zëvendëskryeministrja e Kosovës është sulmuar me domate nga aktivistët e “Vetëvendosjes”, ndërkohë që mediat kosovare raportojnë gjithashtu se dikush nga aktivistët kishte shpërthyer edhe gomën e prapme të makinës së saj.
Tahiri nuk ka qenë e shoqëruar me ndonjë eskortë policore edhe pse ka mbajtur konferencën në aeroport.