E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran: Tre amerikanët mund të rigjykohen

Avokati i tre alpinistëve amerikanë që akuzohen për spiunazh kundër Iranit, tha se së shpejti mund të mbahet gjykim i ri.

Masud Shafei tha se të tre u deklaruan të pafajshëm në seancën dëgjimore në Teheran, e cila u mbajt dje prapa dyerve të mbyllura.

Sarah Shurd, Xhosh Fatal, and Shejn Bauer u arrestuan në vitin 2009 teksa po ngjiteshin në malet afër kufirit Iran-Irak.

Tre amerikanët akuzohen për kalim ilegal të kufirit, por ata thonë se kjo ishte rastësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›